Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se është i vendosur të ndikojë personalisht në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit.
Ai kritikoi kandidatin kryesor për trashëgimi, Mojtaba Khamenei, djalin e udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei, duke e quajtur “të papranueshëm” për Shtetet e Bashkuara.
Trump paralajmëroi se zgjedhja e tij mund të çojë SHBA-në përsëri në konflikt brenda pesë vjetësh nëse ndjek të njëjtat politika si babai i tij. Presidenti amerikan theksoi se qëllimi i tij është që lideri i ardhshëm i Iranit të sjellë “harmoni dhe paqe”, duke hedhur poshtë trashëgiminë e regjimit aktual
“Po humbasin kohën e tyre. Djali i Khameneit është i parëndësishëm. Duhet të përfshihem në zgjedhje, ashtu si bëra me Delsi [Rodriguez] në Venezuelë”, tha Trump.
KOHA JONË SONDAZH

