Trump do të takohet me Zohran Mamdanin
Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani dhe Presidenti i Amerikës, Donald Trump planifikojnë të takohen të premten në Shtëpinë e Bardhë, pas muajsh shkëmbimesh ofendimesh dhe sharjesh gjatë zgjedhjeve të fundit në qytet.
Sipas mediave të huaja, Mamdani, një socialist demokrat 34-vjeçar, fitoi garën për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut në fillim të këtij muaji, duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo me nëntë pikë diferencë. Trump tha në një deklaratë se “kryebashkiaku komunist” kishte kërkuar takimin, i cili do të zhvillohej në Zyrën Ovale.
Mamdani u tha gazetarëve të enjten se takimi do të përqendrohej në sigurinë publike, përballueshmërinë e situatave dhe sigurinë ekonomike. “Kam ndërmend t’ia bëj të qartë Presidentit Trump se do të punoj me të për çdo axhendë që u sjell dobi njujorkezëve”, tha Mamdani. “Nëse një axhendë i dëmton njujorkezët, unë do të jem gjithashtu i pari që do të them diçka”.
KOHA JONË SONDAZH

