Trump: Do të tërhiqemi nga Siria pas fitores ndaj ISIS
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar nëpërmjet “Twitter”-it fitoren mbi Kalifatin dhe tërheqjen e trupave amerikane në Siri, duke paralajmëruar aleatët e BE-së.
“Ne jemi duke u larguar pas një fitoreje 100%” në Shtetin Islamik. Kemi bërë dhe shpenzuar shumë, tani është për të tjerët të bëjnë punën që mund të bëjnë. Ne nuk duam t’i shohim këto milici të depërtojnë në Evropë, ku pritet të shkojnë.
Po kërkojmë nga Britania, Franca, Gjermania dhe aleatët e tjerë evropianë që të marrin 800 luftëtarët Isis që ne kemi kapur në Siri dhe t’i hetojnë e dënojnë pas proceseve gjyqësore. Kalifati është gati të bjerë. Alternativa nuk është e mirë dhe është që ne do të detyrohemi t’i lirojmë”. ka shkruar Trump.
KOHA JONË SONDAZH

