Trump: Garda Kombëtare e SHBA do ngrejë stacione mjekësore për të infektuarit me koronavirus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të aktivizojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në ngritjen e stacioneve mjekësore dhe shpërndarjen e qindra tonelatave furnizime në tre shtetet e goditura më së keqi nga shpërthimi i koronavirusit: Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington.

Në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se garda do të jetë në komandën e tre guvernatorëve, shtetet e të cilëve përbëjnë 58 për qind të rasteve me koronavirus në gjithë SHBA-në.

Shteti i Nju Jorkut ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus: mbi 15,000. Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se mungesat e furnizimeve mjekësore mund të dalin në pah brenda ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa guvernatorë, përfshirë atë të Nju Jorkut, Andreë Cuomo, i kanë kërkuar Shtëpisë së Bardhë që t’i kombinojë përpjekjet për sigurimin e furnizimeve mjekësore, duke thënë se shumica e udhëheqësve të 50 shteteve janë në garë kundër njëri-tjetrit për të blerë atë që është në dispozicion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gjithë SHBA-në janë mbi 33,000 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus, ndërsa mbi 400 pacientë kanë humbur jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?