Trump: I gjithë Irani mund të shkatërrohet nesër, ata nuk mund të kenë armë bërthamore

Në një konferencë për mediat, presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani nuk mund që të ketë armë bërthamore. Ai ka përshkruar propozimin e Teheranit për një marrëveshje si “një hap të madh”, por që “nuk është i mjaftueshëm” për Shtetet e Bashkuara. ”Do të shohim se çfarë ndodh. Lufta mund të përfundojë shpejt nëse ata bëjnë disa veprime të caktuara”, tha Trump duke nënvizuar më tej se “afati i nesërm është përfundimtar”.

Duke folur për pasojat, Trump ka theksuar se leja për Iranin të zotërojë një armë bërthamore do ishte një krim lufte, duke e konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale. Ai  shton se ka kërkuar nga mediat të tregojnë emrin e personit që i ka dhënë informacion shtypit rreth operacionit të shpëtimit të pilotit amerikan. Presidenti gjithashtu ka kërcënuar me burg gazetarët që nuk do të zbulojnë “burimin e fshehtë”. Trump ka deklaruar se më shumë se 10,000 fluturime ushtarake, me 13,000 objektiva të goditura, janë kryer deri tani kundër Iranit. Ai paralajmëroi se “i gjithë vendi mund të shkatërrohet në një natë dhe kjo natë mund të jetë nesër”.

Trump ishte i shoqëruar nga këshilltarët kryesorë për sigurinë kombëtare, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe dërguarin special Steve Witkoff. Në konferencë ishin gjithashtu edhe fëmijët e tij, Eric dhe Tiffany Trump, bashkë me bashkëshortët e tyre. Në fillim të konferencës për shtyp, Trump komentoi shpëtimin e dy pilotëve amerikanë që ndodhi gjatë fundjavës në Iran, duke e quajtur këtë “një nga Pashkët më të mira” të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
LIVE: Artemis II Lunar Flyby, Trump hosts White House briefing amid Iran negotiations

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?