Trump i ofron ndihmë Koresë së Veriut për Covid-19

Në një letër personale drejtuar liderit koreano-verior, Kim Jong Un, presidenti amerikan, Donald Trump përshkruan planet e tij për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke ofruar edhe ndihmë për krizën e krijuar nga koronavirusi, njoftoi sot agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

”Trump gjithashtu ofroi ndihmën e SHBA në luftën kundër koronavirusit”, tha sot Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un.

“Megjithatë, marrëdhëniet midis Penianit dhe Uashingtonit nuk duhet të gjykohen nën dritën e marrëdhënieve personale midis dy liderëve të lartë, dhe për më tepër, as parashikimet nuk duhet të bëhen në bazë të tyre”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dy samiteve SHBA-Kore e Veriut për denuklearizimin e vendit komunist, marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të ngrira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?