Trump i thur lavde Grenell-it, por njofton se do të emërojë ambasador të ri në Gjermani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump u shpreh të dielën se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani. Megjithatë, kjo nuk vjen për shkak të punës së dobët të Richard Grenell, ambasadori aktual i SHBA në Berlin. Por e kundërta. Trump e merr në mbrojtje dhe i thur elozhe ambasadorit Grenell, duke i besuar atij të vijojë misionin për dialogun Kosovë-Serbi. Trump u shpre se Ambasadori Grenell “ka bërë punë fantastike”.

Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori Grenell do të vazhdojë si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte diçka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, Richard Grenell është emëruar edhe në postin e kreut të përkohshëm të zbulimit kombëtar në SHBA, ndërsa Donald Trump po kërkon një kanditaturë për drejtor të përhershëm. Ndërkohë, nën ndërmjetësimin e Richard Grenell, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje të rëndësishme mes tyre, atë për linjën direkte ajrore Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe transportin rrugor mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?