Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk është gati për paqen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mësohet të ketë thënë se homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është gati të nënshkruajë propozimin e Shteteve të Bashkuara që i jep fund luftës në Ukrainë. Trump ka kritikuar Zelenskyn pasi negociatorët amerikanë dhe ata ukrainas përfunduan tre ditë bisedime që synonin zgjidhjen e kontrasteve lidhur me propozimin e Uashingtonit.

Në një takim me gazetarët, Trump ka sugjeruar se lideri ukrainas nuk po lejon që negociatat të ecin përpara.  “Jam paksa i zhgënjyer që presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e adhuron, por ai jo”, ka thënë Trump, i cili ka komentuar edhe qasjen e Rusisë.

“Rusia, besoj, është dakord me të, por nuk jam i sigurt nëse edhe Zelensky është. Ai nuk është gati”, ka vijuar Trump. Presidenti Trump ka pasur një marrëdhënie sa të ngrohtë aq edhe të ftohtë me Zelenskyn që nga nisja e mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Disa herë ai ka argumentuar se lufta kishte harxhuar paratë e taksapaguesve amerikanë dhe ka vazhdimisht i ka bërë thirrje Kievit që t’i dorëzojë një pjesë të territorit Moskës, me qëllim fundin e luftës thuajse 4-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?