Trump: Kam respekt për popujt e Groenlandës dhe Danimarkës, por veç Amerika mund të garantojnë sigurinë e tyre
Bota E Mërkurë, 21 Janar 2026 15:26
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se ka respekt për popujt e Groenlandës dhe Danimarkës. Në Forumin Ekonomik të Davosit, Trump tha se vetëm SHBA-të mund të garantojnë sigurinë e tyre. “Kam respekt të madh për groenlandezët dhe danezët, por çdo vend i NATO-s ka detyrimin të mbrojë veten. Dhe tani vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta mbrojnë atë. Ne ia kthyem Groenlandën Danimarkës pas luftës”, theksoi presidenti.
KOHA JONË SONDAZH

