Trump kërcënon Iranin me sulme të reja nëse dështojnë bisedimet
Presindeti i Amerikës, Donald Trump deklaroi se anijet luftarake po pajisen sërish me armatime për të goditur Iranin, nëse bisedimet në Pakistan nuk arrijnë një marrëveshje.
“Kemi një rifillim të procesit. Po i pajisim anijet me municionin më të mirë, armët më të mira të krijuara ndonjëherë, madje edhe më të mira se ato që përdorëm më parë dhe i shkatërruam plotësisht”,-tha ai në një intervistë për New York Post.
”Dhe nëse nuk kemi një marrëveshje, do t’i përdorim ato, dhe do t’i përdorim në mënyrë shumë efektive”.
KOHA JONË SONDAZH

