Trump kërcënon Kanadanë, tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e një tarife 100% mbi produktet kanadeze, në rast se Kanadaja nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën. Deklarata u bë këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku Trump iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit kanadez Mark Carney.
Sipas Trump, një bashkëpunim i tillë do të rrezikonte seriozisht ekonominë dhe stabilitetin social të Kanadasë. Ai akuzoi Kinën se mund të përdorë Kanadanë si një rrugë alternative për të shmangur tarifat amerikane, duke theksuar se SHBA nuk do ta lejojë një skenar të tillë.
Reagimi i Trump vjen pas deklaratave të Carney-t gjatë një vizite në Kinë, ku ai e cilësoi Pekinin si një partner të besueshëm, si edhe pas fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku kritikoi përdorimin e tarifave si mjet presioni politik.
Tensionet mes SHBA-së dhe Kanadasë janë përshkallëzuar ditët e fundit, duke reflektuar përplasjet mbi politikat tregtare dhe marrëdhëniet me Kinën.
KOHA JONË SONDAZH

