Trump kërcënon Omanin: Nëse pengoni marrëveshjen me Iranin, do t’u bombardojmë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se SHBA-ja do të bombardojë Omanin nëse ky vend pengon bisedimet direkte me Iranin, sipas Fox News. Trump pretendoi gjithashtu se Uashingtoni ka një kanal komunikimi me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), por Teherani i mohoi kategorikisht këto bisedime.

Ndërkohë, Irani dhe Omani po negociojnë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike nga e cila kalon rreth një e pesta e naftës dhe LNG-së në botë. Teherani kërkon kompensim për dëmet që pretendon se ka pësuar nga SHBA-ja.

Trump tha se nuk është me nxitim për përfundimin e konfliktit dhe hodhi poshtë shqetësimet për rezervat amerikane të armëve. Ai përsëriti se objektivi kryesor i SHBA-së mbetet parandalimi i Iranit që të zotërojë armë bërthamore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?