Trump kërkon rrëzimin e tyre, FBI po heton mbi dronët misteriozë
Amerika është e shqetësuar për një seri pamjesh misterioze të dronëve që janë raportuar që nga fundi i nëntorit në disa qarqe të Nju Xhersit, por edhe në zona të mëdha të qytetit të Nju Jorkut, gjithashtu dhe në disa qarqe në Pensilvani.
FBI ka nisur një hetim për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Disa nga këta dronë janë parë pranë një baze ushtarake dhe pranë fushës së golfit të Donald Trump në Bedminster. Edhe pse nuk paraqesin një kërcënim sigurie, agjencitë federale synojnë ta shohin qartë se çfarë po ndodh dhe kush qëndron pas dronëve.
Komenti i Donald Trump për çështjen misterioze nuk vonoi. “Dronët misterioz po shihen në të gjithë vendin. Nuk mendoj se kjo mund të arrihet pa dijeninë e qeverisë. Sqaroni publikun tani. Ose në të kundërt rrëzojini”, deklaroi presidenti i zgjedhur në rrjetin e tij social.