Trump-Kim Jong un takohen më 12 qershor

Teksa shteti përflitej që më parë se do të ishte Singapori, negociatorët kanë përcaktuar edhe datën se kur do të mbahet takimi historik mes dy liderëve Trump dhe Kim Jong-un.

12 qershori është data e dakordësuar për takimin e shumëpërfolur, datë kjo e përcaktuar edhe pas vizitës së Mike Pompeo në Korenë e Veriut për të vendosur edhe temat e takimit mes dy liderëve, të SHBA dhe Koresë së Veriut.

Më herët mediat në Korenë e Jugut paralajmëronin se SHBA-ja dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord që takimi të zhvillohet në Singapor javën e tretë të qershorit, kjo për të shmangur përplasjen me takimin e G7-ës që do të zhvillohet në Kanada në datat 8 dhe 9 qershor dhe atje pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Trump. Lajmi ky që konfirmohet zyrtarisht pasditen e së enjtes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?