Trump: Kina do bëjë gjithçka që mundet që unë të mos rizgjidhem president

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Kina do të bëjë gjithçka që mundet që ai të mos rizgjidhet president në zgjedhjet e ardhshme.

Ai vijoi kritikat e tij për Pekinin për mënyrën se si e menaxhoi shpërthimin e Covid-19.

Në një intervistë të Shtëpisë së Bardhë me agjencinë e lajmeve Reuters, ai tha se Pekini do të përballet me pasojat nga SHBA për shpërthimin e virusit, shkruan BBC.

Ai tha se Kina duhet të kishte njoftuar shumë më shpejt botën në lidhje me koronavirusin.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës ka mohuar pretendimet e Trump.

Geng Shuang tha se Kina i sheh zgjedhjet në SHBA si një çështje të brendshme dhe tha se shpresonte që politikanët amerikanë të ndalonin përdorimin e Kinës në politikën e tyre të brendshme.

Trump, i cili po zhvillon edhe një luftë tregtare me Kinën, nuk tregoi se si do të veprojë kundër Pekinit.

”Ka shumë gjëra që mund të bëj por Kina do të bëjë gjithçka që të mundet që unë të humbas në zgjedhjet presidenciale”, tha Trump.

Në fund Trump deklaroi se Kina dëshiron që Joe Biden të zgjidhet president i SHBA-ve.

SHKARKO APP