Trump kundër “Oscars” për filmin “Parasite” dhe aktorin Brad Pitt

Në një tubim në Kolorado, presidenti amerikan Donald Trump përmendi jo pozitivisht fitoren në Oscar të filmit koreano-jugor “Parasite” dhe gjithashtu nuk kurseu as aktorin Brad Pitt, kritik i zëshëm i tij.

“Meqë ra fjala, a e patë sa të këqija ishin çmimet Oskar këtë vit. A patë? Fituesi ishte një film nga Koreja e Jugut. Çfarë ishte e gjitha kjo? Nuk kemi mjaftueshëm probleme me Korenë e Jugut për ekonominë? Si për çudi ata e shpallën filmin më të mirë. Ai ishte i bukur? Nuk e di, mua më mungon “Bashkë me erën”, a mund të na e ktheni “Bashkë me erën” mbrapsht ju lutem, ose Sunset Bulevard. Janë filma kaq të bukur, ndërkohë që sot fituesi është nga Korea e Jugut. Mendova se ishte filmi më i mirë i huaj, kjo nuk ka ndodhur më pare. Pastaj kemi Brad Pitt. Nuk kam qenë kurrë një adhurues i tij”,– ka përfunduar Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?