Trump ndjek nga stadiumi finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i pranishëm në tribunat e “MetLife Stadium” në East Rutherford, New Jersey, për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Trump ka mbërritur në stadium i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump. Në tribunën VIP, pranë presidentit amerikan, ndodhet edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po ndjek nga afër aktin e fundit të turneut.

Në të njëjtën tribunë janë të pranishëm edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, si dhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, duke i dhënë finales një prani të fortë të liderëve politikë të vendeve organizatore të Botërorit 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prania e personaliteteve të larta politike dhe sportive nënvizon rëndësinë globale të finales, e cila po zhvillohet në një atmosferë festive dhe para mijëra tifozëve të mbledhur në “MetLife Stadium”, ku do të kurorëzohet kampionia e re e botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?