Trump ndryshon mendje: Për sa kohë jam president ligji për armët nuk preket

Në një konventë të Shoqatës Kombëtare të Pushkëve, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar përkushtimin e tij për të mbrojtur ligjet për përdorimin e armëve për sa kohë që ai do të jetë në detyrë. Trump kishte sinjalizuar ndërmarrjen e masave më të rrepta pas masakrës në një shkollë në Florida, por duket se gjithçka ka qenë një alarm i rremë.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka siguruar anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Pushkëve se të drejtat e tyre për zotërimin e armëve nuk do të preken.

Duke folur në një konventë në Dallas, Teksas, Trump deklaroi: “Të drejtat tuaja në Amendamentin e Dytë nuk do të kërcënohen për sa kohë unë do të jem presidenti juaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i shtetit gjithashtu ritheksoi propozimin e bërë prej tij pas masakrës në një shkollë në Florida, që mësues të trajnuar të lejohen të mbajnë armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesit demokratë në Kongresin Amerikan kanë propozuar ndryshime në politikën e armëve, përfshi këtu shtimin e kontrolleve dhe një ndalim të pushkëve të llojit ushtarak, gjë që sipas tyre nuk do të prekte Amendamentin e Dytë të Kushtetutës amerikane për armëmbajtjen.

Që prej masakrës në shkollën e Floridas, ku 17 persona mbetën të vrarë, Trump premtoi se ai do të merrte masa konkrete për ndalimin e armëve. Por mesazhi i fundit i presidentit është në kontrast me komentet e mëhershme të bëra prej tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?