Trump: Nga Covid-19 do të vdesin më pak nga sa parashikuam
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai mendonte se shumë më pak se 100 mijë njerëz do të vdisnin në Shtetet e Bashkuara nga Covid-19, ndryshe nga numrat që kishte dhënë ai disa javë më herët.
Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se situata në më shumë qytete amerikane është duke u stabilizuar.
Trump tha se kishte shenja që distancimi social dhe qëndrimi në shtëpi po shfaqnin sukses, dhe se populli amerikan ka treguar vendosmëri të jashtëzakonshme për të ndihmuar në uljen e parashikimeve.
Presidenti vuri në dukje se 60,000 vdekje janë ende një numër i konsiderueshëm, por është shumë më i ulët se parashikimet e mëparshme.
Deri më tani në SHBA janë shënuar mbi 18 mijë viktima dhe 503 mijë tëinfektuar nga Covid-19.