Trump nga Uashingtoni: SHBA do të akordojë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes
Presidenti i Amerikës, Donald Trump thotë se është koha për një angazhim më të madh ndërkombëtar kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, duke theksuar nevojën që Irani të ndryshojë qasjen e tij në rajon. Ai tha se Bordi i Paqes synon të ofrojë zgjidhje praktike.
”Më pak fjalë, më shumë veprim, sepse mund të flasim shumë për paqen, por nuk bëjmë shumë”, deklaroi ai. Trump njoftoi gjithashtu se SHBA do të kontribuojë me 10 miliardë dollarë për këtë nismë, duke e cilësuar shumën si të vogël krahasuar me kostot e luftës. Ai shtoi se vendet sovrane duhet të marrin përgjegjësi për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe se ka pasur mbështetje të gjerë për këtë iniciativë.
”Të gjithë kemi një vizion për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe terrorit. Edhe ata që kanë predikuar ekstremizmin duan paqe. Është koha që Irani të bashkohet me ne dhe të përfundojë atë që po bën. Ai nuk mund të vazhdojë të kërcënojë stabilitetin në të gjithë rajonin.
Me angazhimin që ka bërë sot, Bordi i Paqes ka treguar se jep zgjidhje: më pak fjalë, më shumë veprim, sepse mund të flasim shumë për paqen, por nuk bëjmë shumë. Vende sovrane do të marrin përgjegjësi dhe një e ardhme më e mirë mund të ndërtohet. SHBA do të japë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur mbështetje të madhe, është një shumë e vogël krahasuar me kostot e luftës”, u shpreh Trump.
KOHA JONË SONDAZH

