Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

Presidenti i Amerikës, Donald Trump tregon për një marrëveshje që do të zgjasë për 90 ditë tarifat aktuale prej 25% për disa mallra meksikane të importuara në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë që tarifa më e lartë prej 30% që Trump kishte kërcënuar do të shtyhet për të paktën tre muaj.

”Sapo kam përfunduar një bisedë telefonike me Presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila ishte shumë e suksesshme në atë që, gjithnjë e më shumë, po njihemi dhe po e kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Trump.

Po ashtu Trump tha se Meksika do të hiqte menjëherë të ashtuquajturat barriera tregtare jo-tarifore, por nuk specifikoi se çfarë ndryshimesh do të bënte.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?