Trump: Nuk më intereson Europa

Presidenti amerikan Donald Trump në mbledhjen e parë të kabinetit për vitin 2019 ka folur dhe për mungesën e popullaritetit në Europë. Trump është shprehur për gazetarët, duke u shprehur shpërfillës për atë që mendojnë ne kontinentin e vjetër.

“Unë nuk duhet të jem popullor në Europë. Nëse do të isha i tillë, kjo do të tregonte se nuk po e bëja siç duhej punën time. Gjermania paguan 1 përqind të PBB-së, ndërsa duhet të paguajnë 4 për qind. Nuk duhet të jem popullor në Evropë. Dua që Evropa të paguajë. Nuk më intereson Evropa”,- deklari Trump.

Nga një sondazh i bërë së fundmi, besimi te Trump në Europë ka rënë ndjeshëm. Vetëm 10 për qind e gjermanëve, 9 për qind e francezëve, 7 për qind e spanjollëve dhe 28 për qind e britanikëve, e shohin lidershipin e Trumpit nën një dritë pozitive. Në një sondazh të Qendrës Kërkimore të 2016, 84 për qind e njerëzve në Gjermani, Britani, Francë, Kanada dhe Suedi besonin se presidenti amerikan do të bënte gjënë e duhur në çështjet botërore, por një vit më vonë, ky numër kishte rënë në 16 përqind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?