Trump paralajmëron Londrën
Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar për të tretën herë brenda ditës sulmet terroriste që tronditën kryeqyteti britanik mbrëmjen e djeshme.
“Ne duhet të ndalojmë së qeni politikisht korrekt dhe të punojmë për sigurinë e popullit tonë – shkroi Trump në rrjetin social Twitter – Nëse nuk tregohemi të zgjuar gjërat vetëm do të përkeqësohen “.
Në një reagim të mëparshëm Presidenti amerikan shkroi SHBA-ja do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë e Madhe.
“Ne jemi me ju, Zoti ju bekoftë!”, u shpreh numri një i Amerikës
3 terroristë të armatosur me thika hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës, me një fugon të bardhë, duke vrarë 6 persona.
Ata lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames, thanë dëshmitarët
7 persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.
Kryeministrja britanike tha se disa prej tyre janë në rrezik për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

