Trump parashikon “Spygate”

Hetimi i FBI-së për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane mund të prodhojë skandalin më të madh politik në Shtetet e Bashkuara dhe më të madhin në histori. Ka qenë kjo përgjigja e presidentit Donald Trump për lajmin që qarkullon së fundmi në mediat amerikane, se FBI ka spinuar fushatën presidenciale të republikanit.

“Spygate mund të jetë një nga skandalet më të mëdha politike në histori!” Kështu e quan presidenti amerikan Donald Trump lajmin për vendosjen e një spiuni brenda fushatës së tij presidenciale.

Në një seri postimesh në llogarinë e tij në Twitter, kreu i Uashingtonit i është kundërvënë ashpër FBI-së, që raportohet nga mediat amerikane se ka pajtuar një profesor amerikan për të krijuar kontakte me skuadrën e Trump përpara zgjedhjeve presidenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“FBI shkon pas ndërhyrjes së rreme me Rusinë, që është një mashtrim dhe përfundon duke u ngatërruar në një skandal madhor spiunazhi, të përmasave që ky vend nuk ka parë më parë,” shkroi presidenti në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Incidenti ka nisur përpara se prokurori i posaçëm Robert Mueller të hapte hetimin mbi ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presdienciale amerikane.

Megjithatë, nuk ka prova reale se informatori, identiteti i të cilit është fshehur, është infiltruar në fushatën Trump për të spiunuar, ashtu siç sugjeron presidenti.

Persona pranë komunitetit amerikan të inteligjencës deklarojnë se FBI ka kërkuar që informatori në fjalë të vëzhgonte nivelin e kontaktit mes njerëzve të Trump dhe Rusisë.

Me kërkesë të presidentit, Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim për këtë sjellje të FBI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?