Trump po mendon për krijimin e një baze hapësinore në Hënë

Javën e kaluar, pas daljes nga zyra e presidentit të zgjedhur, Douglas Brinkley, një historian dhe analist, raportoi se Trump “ishte shumë i interesuar në dërgimin e një njeriu në hënë.” Para kësaj pike, gjithë politikat mbi hapësirën të Trump-it përbëheshin nga dy fjali: “Sinqerisht mendoj se NASA është e mrekullueshme!” dhe “Tani për tani kemi probleme të tjera…duhet të ndreqim gropat.” Vërejtja e Brinkley-it sygjeron se ndoshta ai po mendon për një bazë hapësinore në Hënë, një ide e mbështetur prej kohësh nga Neët gringrich, një nga këshilltarët e Trump-it. Kushtetuta e ekipit të tij për uljen e tranzicionit në NASA, e cila përfshin avokatë, duket se e pohojnë këtë.

Për një bazë hapësinore në Hënë, disktutimi kryesor përfshin gërmimin e minierave dhe ndërtimin depove te karburantit. Edhe pse Hënës i mungojnë burimet për të qënë e vetëmjaftueshme, duhen veç disa ditë për të ardhur sërisht në Tokë. Nëse SHBA-ja vendos se qëllimi i anijeve fluturuese të njerëzve do të ishte mbledhja e burimeve, hëna dhe miniera e heliumit -3 do jenë një objektiv bindës. Isotopi është tejet i rrallë në Tokë për shkak të magnetosferës tonë. Hëna nuk e ka një mbrojtje të tillë, dhe prej miliarda vitesh ka mbledhur një sasi të tillë nga breshëria e vazhdueshme e erërave diellore. Ka rreth 1.1 milion tonë heliumi -3 në Hënë. Vetëm 40 ton mund të mjaftojnë për furnizimin e SHBA-ve për një vit. Nëse shkencëtarët janë të aftë të ndërtojnë një rektor shkrirjeje, mund ta hedhim tek centralet bërthamore për shekujt që vijnë. Ka dhe pyetje të panumërta shkencore që përgjigjen mund ta gjejnë në sipërfaqen hënore.

Një teleskop, për shembull, i ndërtuar në anën e errët të hënës dhe kështu pa ndërhyrjen e radios dhe jonospheres së Tokës do të lejojë shkencëtarët të shohin fillimin e universit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chris Carberry, CEO dhe themeluesi i Explore Mars, një grup jofitimprurës avokatësh të Marsit, diskutojnë për mundësitë e mëdha që ekzistojnë në Mars, dhe se rikthimi në Hënë mund të vonojë me shekuj vendosjen në Mars. Marsi ka karbon, nitrogjen, oksigjen dhe hidrogjen- gjithçka që i duhet një kolonie për të qënë e vetëmjaftueshme. Me përbërës të tillë, mund të bësh gjithçka  që nga prodhimi i plastikës e deri në kultivimin e tokës. Më fjalë të tjera mund të ndërtosh një bazë hapësinore në Hënë, por një qytetërim në Mars. Carberry thotë se planeti i kuq nuk ka qënë kurrë në një pozicion më të mirë politik, kulturor apo shkencor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani për tani ne kemi një nivel të paparë mbështetjeje për eksplorimin e Marsit”, thotë Carberry. “Sinqerisht do të ishte qesharake ta hidhnim poshtë. Ka të mbështetjes të madhe në Capitol Hill. Senati sapo miratoi ligjin më të fortë të tranzicionit të vënë ndonjëherë në legjislacion për Marsin. Shtëpia ka një ligj të mëparshëm autorizimi shumë të fortë për Marsin. Ka shumë vite përkrahjeje nga dy partitë për të Marsin dhe për në Hënën, por theksi më i fortë është për  Marsin. Kjo vlen edhe për industrinë si. Boeing, Lockheed, reaktiv Rocketdyne, SpaceX, dhe të tjerët kanë bërë përpjekje të mëdha në dizenjimin e një arkitekturë misionare.

 Partizanët e hënës i janë borxh Europës, e cila ka drejtuar flakën hënore gjatë ngjitjes së Marsit. Mbase avokati hënor më i spikatur në Tokë është Jan Ëoerner, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore në Europë. Qëkurse ka marrë postin, ka argumentuar bindshëm se një “fshat hënor” është pasardhësi natyral i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës tashmë i vjeteruar. Ai do të jetë, sipas tij, një pikë qiellore e harmonisë për speciet tokësore në mosmarrëveshje. Megjithatë, ka një problem: evropianët nuk kanë dhënë pothuajse asnjë të holle për një fshat hënë, dhe Rusia si partnere e AHE-së (Agjencisë Hapësinore në Europë) nuk ka para për të dhënë gjithashtu. Ata janë detyruar të pakësojnë praninë e tyre në ISSH për shkak të kostove dhe kanë shtyrë planet për eksplorimin robotik të hënës.

(Kreu i agjencisë kozmike ruse pranon se Rusia “nuk ka kapacitetet financiar për projekte të avancuara hapësinore.”)

Në mungesë të unitetit në mesin e shteteve anëtare, për të mos folur për zhvillimin e teknologjisë dhe burimeve financiare, çka ESA në të vërtetë ka nevojë është që Shtetet e Bashkuara të financojnë dhe të drejtojë një përpjekje të tillë. Pikpamjet NASA-s, megjithatë, janë të fiksuara vendosmërisht në Mars. Megjithatë me tranzicionin presidencial dhe drejtorin e ri të NASA-s ende i pacaktuar, mbështetësit e hënës brenda dhe jashtë vendit e shohin si një mundësi për të braktisur programin e udhëtimi në Mars dhe të vendosur pikësynimet pak më afër Tokës.

Për këtë qëllim, ESA është në një moment mbrojteje në lidhje me marëdhëniet publike (përhapet revista dhe ilustrime frymëzuese) dhe për politika pa doreza (administrator i NASA-s nxitet më tej për çështjen.)

Mesazhi i hapur nga Parisi, ku ESA ka selinë, është: Ne jemi duke e bërë këtë. Nënteksti është: pse NASA planifikon një mision imagjinar në Mars që nuk do të ndodhë kurrë, pjesa tjetër e botës do të jetë ngarë module hënore dhe miniera me helium-3.

Por fushata e ESA-s është mundësuar nga fantazira, dhe për të gjitha ilustrimet e kupolat hënore dhe mermeret e mëdha blu mbi horizont, progresi për bazën hënore përfundon vetëm në Photoshop. Nëse SHBA-të nuk e ndërtojnë bazën, ajo nuk do të ndërtohet.

Casey Dreier, drejtor i politikës hapësinore për Shoqërinë Planetare, një organizatë jofitimprurëse avokatie, thotë se nëse ndonjë agjensi hapësinore dëshiron me të vërtetë të cojë njeriun në Hënë, e lëre më të ndërtojë një koloni, nuk mund të marrë përsipër një angazhim të rendit Apollo – një angazhim kolosal që ESA nuk ka mundur ta bëjë.

Marrë me shkurtime nga: “The Atlantic”. Përktheu: Flogerta Driza/”Koha Jonë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?