Trump: Po sikur të shtyjmë zgjedhjet?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

“Po sikur të shtyjmë zgjedhjet?”. Mesazhi në Twitter i Donald Trump po turbullon sërish dinamikat politike në SHBA. Duke akuzuar votat me postë, metodë kjo e përdoruar prej kohësh në Shtetet e Bashkuara, ai deklaroi se një votim që të ndodhte ekskluzivisht me këtë mënyrë për shkak të pandemisë së Covid-19.

”Do të ishte i pasaktë dhe i pandershëm, do të ishte një turp për Shtetet e Bashkuara. Nuk do të ishte më mire sikur zgjedhjet të shtyheshin dhe të pritej momenti ku të gjithë mund të votonin në mënyrë të sigurtë?”.

Mesazhi mori replika të panumërta, sepse në SHBA shtyrja e zgjedhjeve është një tabu i pa kapërcyer, i vendosur dy shekuj më parë nga presidenti John Tyler, i cili zgjodhi të martën e parë të nëntorit si ditën zgjedhore, dhe kjo traditë është respektuar edhe në kohë lufte.

Kongresi dhe vetëm ai që mund të vendosë një shtyrje dhe kjo do të shkonte ndesh një date tjetër të “shenjtë” të në politikën amerikane, 15 janari kur presidenti pashmangshmërisht dorëzon mandatin e njeriut më të fuqishëm në botë.

SHKARKO APP