”Trump po vjen”, politikani i lartë i BE thirrje për mbrojtje bër*amore

Përballë rikthimit të mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kreu i grupimit më të madh politik të BE-së po u bën thirrje evropianëve që të përgatiten për luftë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të ndërtojnë ombrellën bërthamore. Manfred Weber, udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane (PPE), e përshkroi Trumpin dhe presidentin rus Vladimir Putin si “ata që do të vendosin kornizën” për vitin 2024.

“Ne e duam NATO-n, por gjithashtu duhet të jemi mjaft të fortë që të jemi në gjendje të mbrohemi pa të, ose në kohën e rikthimit të Trump”, tha Weber në një intervistë telefonike për Politico. “Pavarësisht se kush zgjidhet në Amerikë, Evropa duhet të jetë në gjendje të qëndrojë më vete në aspektin e politikës së jashtme dhe të jetë në gjendje të mbrohet në mënyrë të pavarur”, tha konservatori gjerman me ndikim.

Politikani gjerman tha se një çështje shqetësuese është mbrojtja bërthamore evropiane. NATO aktualisht mbështetet shumë në kokat bërthamore amerikane, të cilat janë të vendosura në gjashtë baza ajrore ushtarake në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

SHKARKO APP