Trump pranon fiton e Biden, por insiston se zgjedhjet u manipuluan
Presidenti në ikje, Donald Trump më në fund pranoi që Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale, por në Twitter përsëriti pretendimin e tij të pabazuara se ishin ”të manipuluara”. Pranimi vjen ndërsa Trump vijon që të luftojë rezultatet me sfida ligjore, pasi i quajti zgjedhjet si “vjedhja më e madhe në historinë e Amerikës”.
Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë. Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit.
Trump është shprehur se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve.
He won because the Election was Rigged. NO VOTE WATCHERS OR OBSERVERS allowed, vote tabulated by a Radical Left privately owned company, Dominion, with a bad reputation & bum equipment that couldn’t even qualify for Texas (which I won by a lot!), the Fake & Silent Media, & more! https://t.co/Exb3C1mAPg
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 15, 2020