Trump publikon të dhënat: 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale

Shtetet e Bashkuara janë konsideruar gjithmonë si vendi ku bëhen ëndrrat realitet, por të dhënat e publikuara nga presidenti amerikan Donald Trump tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e familjeve shqiptare që kanë emigruar në SHBA, mbështeten te ndihma sociale.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë në rrjetin social Truth Social 2 tabela me të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale nga familjet emigrante në SHBA, ku përfshihen edhe emigrantët shqiptarë. Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan.

Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës. Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?