Trump: Putin t’i japë fund luftës në Ukrainë, po shqyrtojmë dërgimin e raketave ”Patriot”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se po shqyrton mundësinë e furnizimit të Kievit me një sasi më të madhe raketash Patriot,
”Putin vërtet duhet t’i japë fund asaj lufte”, theksoi Trump pas një takimi 50-minutësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në prag të samitit të NATO-s në Hagë.
Të dy udhëheqësit e përshkruan atë si një hap pozitiv në një konflikt që presidenti i SHBA-së e quajti “më të vështirë se luftërat e tjera”.
Trump deklaroi në një konferencë për shtyp se Patriotët janë “shumë të vështirë për t’u siguruar”, por ”do të shohim nëse mund t’i vëmë disa në dispozicion”.
Presidenti i SHBA-së la gjithashtu të hapur mundësinë e ofrimit të një ndihme më të madhe ushtarake për Kievin.
KOHA JONË SONDAZH

