Trump rritet në sondazhe për një mandat të dytë si president

Gjithmonë e më shumë amerikanë mendojnë që Donald Trump do të rizgjidhet si president për një mandat të dytë në 2020.

Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga SSRS për Cnn.

Të intervistuarit janë të ndarë, 46% janë të sigurt që do të rizgjidhet dhe 47% të bindur për të kundërtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për presidentin në detyrë bëhet fjalë për një hap përpara, duke marrë parasysh një sondazh të zhvilluar në muajin mars, sipas së cilit 54% e zgjedhësve ishin të bindur që nuk do të konfirmohej në Shtëpinë e Bardhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rritet numri i atyre që janë rreshtuar për një rizgjedhje të mundshme të presidentit Trump, nga të gjitha forcat politike, thuhet në sondazh.

Sa i takon demokratëve, kandidatura më e mundshme për të sfiduar Trump është ajo e zëvendës presidentit Joe Biden me 33%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?