Trump sfidon zemërimin e El Paso pas masakrës
Pak ditë pas dhunës së përgjakshme në Dayton dhe El Paso, presidenti amerikan, Donald Trump vizitoi qytetet amerikane në zi ku prit me protesta të shumta. Dhe siç ishte parashikuar, vizita e Trumpit shkaktoi debat.
Pas masakres me armë në El Paso dhe Dayton ku gjatë fundjavës humben jetën 31 përsona në SHBA është rritur presioni ndaj presidentit, Donald Trump për të hapur rrugën e ashpërsimit të ligjeve për armëmbajtjen në SHBA. Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden akuzoi Trumpin, se ai ndez ekstremizmin e djathtë të të bardhëve në vend me fjalorin e tij. Trumpit i mungon autoriteti moral për të drejtuar këtë vend, tha Biden gjatë një takimi në Iowa. Protesta ishte e ashper sidomos në qytetin e Teksasit ku 21-vjeçari që qëlloi me armë në një qendër tregtare, u shpreh ne rrjetet sociale per “pushtimin e Teksasit”.
Burimi: Ansa
/M.Noka- Koha Jone/