Trump: SHBA ishte e papërgatiur për pandeminë pasi Obama na la rafte bosh pa pajisje mjekësore

I pyetar nga një gazetar mbi arsyen pse SH.B.A. nuk ishte më e përgatitur për pandeminë, Trump fajësoi administratën Obama, duke thënë “raftet ishin bosh, ne nuk kishim municion ose pajisje mjekësore”.

Trump gjithashtu tha se ai trashëgoi teste “të prishura”, megjithëse është e paqartë se çfarë ai nënkuptonte pasi administrata e mëparshme nuk do të kishte zhvilluar prova të tilla, shkruan BBC.

“Unë gjithmonë e dija që pandemitë janë një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhin,” tha Trump.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 7,402 viktima dhe 277,475 të infektuar nga Covid-19.

SHKARKO APP