Trump si President i Amerikës? Zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse do të fitojë zgjedhjet

Donald Trump ka konfirmuar edhe njëherë se dëshiron ta ketë Elon Musk pjesë të administratës së tij. Kandidati republikan për president, njoftoi sot se nëse rizgjidhet do të krijojë një komitet për të vlerësuar dhe kontrolluar punën e qeverisë, duke shtuar se Elon Musk i cili kishte sugjeruar krijimin e këtij komiteti, ka pranuar edhe ofertën për ta drejtuar atë. Ish-presidenti ka folur me stafin e tij për javë të tëra për idenë e formimit të një komiteti për të mbikëqyrur efektivitetin e punës së qeverisë, thanë njerëz me njohuri për ato bisedime. Sot ishte hera e parë që ai miratoi publikisht idenë, e cila është paraqitur nga Musk, një donator i madh dhe mbështetës i shquar i Trump për rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

SHKARKO APP