Trump sulmon Klintonin: Eshtë djalli vetë
Kandidati republikan në garën presidendenciale, Donald Trump, ka vijuar me deklaratat kontroverse duke u shprehur se rivalja e tij, Hillary Clinton është djalli vetë.
Miliarderi kritikoi edhe demokratin tjetër Bernie Sanders për faktin që pranoi të mbështeste ish-sekretaren e shtetit në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë.
Trump u shpreh se kjo ishte një marrëveshje e keqe për senatorin e Vermontit, pasi është njësoj sikur të kesh bërë një pakt me djallin.
“Tani të gjithë po flasin për Bernien pasi ai bëri një marrëveshje të keqe. Ai nuk duhet vepronte asnjëherë në këtë mënyrë. Njerëzit janë mjaft të inatosur me të. Në rast se nuk do të kishte vepruar, pra nëse do të shkonte në shtëpi për të fjetur dhe për t’u relaxuar, ai do të ishten jë hero. Por, ai nuk mendoi kështu dhe bëri një marrëveshje me djallin. Clinton është djalli dhe ai bëri një marrëevshje me të”, ishin fjalët e kandidatit Donald Trump.
Kandidati Bernie Sanders e ka mbështetur publikisht Hillary Clintonin në garën për Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht qasjeve të ndryshme për shumë çështje të caktuara që lidhen kryesisht me politikat ekonomike.
Kjo gjë shkaktoi nuk u prit mirë nga një pjesë e mbështetësve të Sanders, të cilët protestuan gjatë konventës së republikanëve që u mbajt javën e shkuar në Filadelfia.
Por nga ana tjetër, Trump nuk ka arritur që të fitojë mbështetjen e plotë të anëtarëve të partisë së tij.
Fillimisht ishte ish-rivali i tij në garën partiake, Ted Cruz, i cili refuzoi që t’a përkrahte miliarderin, ndërkohë që së fundmi, edhe ish-kandidati republikan në garën presidenciale të vitit 2008, John McCain, ka patur përplasje me Trump, në lidhje me një debat që ka të bëjë me besimtarët myslimanë që shërbejnë në ushtrinë amerikane.
KOHA JONË SONDAZH

