Trump: Të enjten arrestohem nga një prokuror i ekstremit të majtë
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në Truth se planifikon t’i dorëzohet autoriteteve në Atlanta të enjten lidhur me një aktakuzë të ngritur kundër tij në shtetin e Xhorxhias për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.
“Unë do të shkoj në Atlanta të enjten për t’u arrestuar nga një prokuror i ekstremit të majtë”, shkroi ai në Truth.
Trump e përshkroi aktakuzën si një përpjekje të motivuar politikisht për të prishur fushatën e tij për rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë.