FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump të hënën në Tel Aviv, mijëra oficerë të dislokuar

Presidenti i Amerikës, Donald Trump pritet të vizitojë Izraelin të hënën, ka deklaruar policia izraelite në një njoftim që përshkruan masat e sigurisë që do të merren gjatë vizitës, pas spekulimeve të mëparshme që kishin raportuar për ardhjen e presidentit amerikan në vend.

Mijëra oficerë policie, pjesëtarë të policisë kufitare dhe vullnetarë do të dislokohen gjatë vizitës së Trump në vend, ka thënë zëdhënësi i policisë. Rrugët do të mbyllen dhe fluturimi i avionëve, përfshirë dronët, do të ndalohet mbi aeroportin Ben Gurion dhe Jerusalemin.

Trump deklaroi dje se do të “përpiqej të bënte një udhëtim” në rajon për të festuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza, çka do të ndodhë të hënën ose të martën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?