Trump u blen këpucë “luksi” Vance dhe Rubios, por zgjedh madhësinë e gabuar, skenë e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë

Një episod i pazakontë në Shtëpinë e Bardhë ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane, pasi Presidenti Donald Trump ka vendosur të ndërhyjë personalisht në pamjen e jashtme të disa prej zyrtarëve më të lartë të administratës së tij.

Sipas një raportimi të New York Times, Trump ka vlerësuar se këpucët që mbanin disa anëtarë të kabinetit nuk ishin në përputhje me standardet që ai kërkon për figurat drejtuese të vendit. Për këtë arsye, presidenti porositi personalisht disa palë këpucë zyrtare Oxford – modeli i tij i preferuar për Zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Këpucët mbërritën javën e kaluar dhe të dy zyrtarët u shfaqën në ambientet e Shtëpisë së Bardhë duke i veshur ato. Megjithatë, sipas gazetës amerikane, u vu re menjëherë se këpucët ishin disa numra më të mëdha nga sa u nevojiteshin. Vance dhe Rubio ua treguan madje këpucët gazetarëve, duke sqaruar se bëhej fjalë për një dhuratë personale nga presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një moment që u përshkrua si joformal, Vance ngriti këmbën për t’ia treguar Trump këpucët që kishte veshur, ndërsa presidenti iu referua atij dhe Rubios si “fëmijë”. Sipas burimeve, kjo skenë ngjante më shumë me një bisedë mes ndihmësish sesa me një takim zyrtar të niveleve të larta shtetërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump nuk u ndal vetëm me një palë këpucë. Si Vance ashtu edhe Rubio morën nga katër palë këpucë të zeza, veprim që shumë analistë e kanë interpretuar si një formë simbolike kontrolli dhe ndikimi personal.

Vance ka treguar më herët se presidenti kishte ndërprerë një takim të rëndësishëm vetëm për të komentuar mbi këpucët, duke thënë: “Ndalo, ka diçka shumë më të rëndësishme – këpucët”. Ky episod tregon edhe një herë se, për Donald Trump, edhe detajet më të vogla mund të marrin domethënie politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?