Trump u që**ua me a*më, Kongresi nis hetimet për rolin e shërbimeve sekrete amerikane në mbrojtje të ish-presidentit

Kongresi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar hetimin për përgjegjësinë e Shërbimit Serket të cilët dështuan në sigurimin e ish-Presidentit Amerikan, Donald Trump.

Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati kanë filluar të mbledhin informacione, dokumente dhe dëshmi për atë që ndodhi të shtunën në Pensilvani, për shkeljet e sigurisë dhe për masat që duhet të merren në të ardhmen për të garantuar sigurinë e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale.

Udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Kongres po pyesin se si një person i armatosur mund të kishte hapur zjarr ndaj një personi nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret. Kryetari i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer ka thirrur drejtoreshën e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle për një seancë dëgjimore, e cila do të paraqitet para Komisionit në ditët në vijim.

Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Mark Green, kërkoi dokumente, detaje dhe një informim mbi masat e sigurisë të miratuara për tubimin e Trump në Pensilvani.

SHKARKO APP