Trump vonohet 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror në Britani

Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën sot presidentin amerikan Donald Trump dhe gruan e tij, Zonja e Parë, Melania Trump në Britani, duke nisur vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan.

Mediat britanike nxituan të theksonin se presidenti dhe Zonja e Parë e SHBA-së thyen protokollin mbretëror sapo mbërritën në Kështjellën Windsor. Trump u ul me helikopterin Marine One në Kopshtin e Muruar të Windsor 21 minuta pas kohës së planifikuar të mbërritjes së tij, e cila ishte në orën 11:55.

Nga ana tjetër, Donald dhe Melania Trump nuk u përkulën para çiftit mbretëror. Pastaj të katërt ecën drejt Shtëpisë Victoria, ku takuan mbretin dhe mbretëreshën. Dhe në atë pikë, presidenti amerikan e theu protokollin për herë të dytë, pasi si ai ashtu edhe Melania shtrënguan duart me Charlesin dhe Camillan, por asnjëri prej tyre nuk u përkul thellë, siç është zakoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?