FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump zbulon kur do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Shorti zyrtar i grupeve për Kupën e Botës FIFA 2026 do të mbahet më 5 dhjetor në Qendrën Kennedy në Uashington. Presidenti i Amerikës, Donald Trump e njoftoi këtë në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

“Secila prej ndeshjeve do të jetë si një Super Bowl; do të jetë ngjarja më e madhe dhe më komplekse në historinë e sportit, duke tërhequr kaq shumë njerëz. Miliona tifozë do të vijnë këtu për të parë ndeshjet, miliarda dollarë do të rrjedhin në ekonominë amerikane dhe vende të panumërta pune do të krijohen në një kohë të shkurtër”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Ai vuri në dukje se Kupa e Botës do të gjenerojë 30 miliardë dollarë për ekonominë amerikane. Në të njëjtën kohë, Infantino i dhuroi Trumpit biletën e parë për në finale. “Është fantastike”, e falënderoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?