Trump: Zelensky duhet të jetë fleksibël në negociata

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në Fox News mbi një takim të mundshëm trepalësh që përfshin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.

Trump thotë se e telefonoi Putinin dje dhe shpreson që sjellja e udhëheqësit rus “do të jetë e mirë”. ”Nëse jo, do të jetë një “situatë e vështirë”, shton Trump.

Po ashtu Trump tha se shpreson që Zelensky “të bëjë atë që duhet të bëjë”, por thekson se ai duhet të jetë “fleksibël” edhe në negociata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se nuk do të thoshte që Zelensky dhe Putin do të bëhen ndonjëherë “miqtë më të mirë”, por sipas tij, të dy udhëheqësit janë ata që “duhet të vendosin gjërat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?