Trumpi e pranon ofertën e Fox News për debat presidencial me Harrisin, me 4 shtator

I nominuari i republikanëve për president, Donald Trump, e ka pranuar ofertën e televizionit amerikan Fox News për mbajtjen e një debati me kandidaten demokrate për president, nënpresidenten Kamala Harris, më 4 shtator.

“Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joen e përgjumur, i cili është trajtuar tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar presidentit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara për t’u rizgjedhur.

Postimi i tij u fshi për disa minuta, para se të postohej përsëri. Por, në postimin e dytë, Trump e fshiu propozimin e tij për një tubim “të madh” me publikun në datën e njëjtë, nëse Harris “nuk do të ishte e gatshme, apo në gjendje të debatonte”. Harris ishte përgjigjur muajin e kaluar se është “e gatshme” për debat, pasi Fox News propozoi debat presidencial mes saj dhe Trumpit për datën 17 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?