Tsipras akuzon qeveritë spanjolle dhe portugeze

Kryeministri majtist grek, Alexis Tsipras, e ka akuzuar Spanjën dhe Portugalinë se po udhëheqin konspiracione konservative për të rrëzuar nga pushteti qeverinë e tij kundër masave të kursimit.

Tsipras ka thënë se qeveritë në Madrid dhe Lisbon iu frikësohen forcave radikale në vendet e tyre kur të mbahen zgjedhjet në Spanjë dhe Portugali gjatë këtij viti.

“Ne kemi kuptuar se ata që na kundërshtojnë neve është një bosht i fuqisë…që udhëhiqet nga qeveritë në Spanjë dhe Portugali për qëllime të qarta politike që duan shkatërrimin e negociatave tona me BE-në”, ka thënë Tsipras, raporton Reuters.

SHKARKO APP