Tsipras ateist, nuk do të betohet para kreut të Kishës
Kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Tsipras, pritet të bëjë betimin para presidentit të vendit. Por siç ishte edhe parashikuar nga mediat greke më parë, Tsipras nuk do të betohet para kreut të Kishtës Ortodokse Greke, Ieronimus, duke thyer kështu një traditë të vjetër në vend.
I vetëshpallur ateist, Tsipras do të mjaftohet vetëm me një telefonatë mriësjelljeje ndaj kreut të Kishës Ortodokse. Edhe pse Syriza ka bërë të ditur se planifikon të ndërpresë disa nga privilegjet që gëzon Kisha Ortodokse Greke, ai ka marrëdhënie të mirë me Ieronimusin, pasi ky i fundit ka marrë një rol kryesor në lehtësimin e krizës humanitare në vend si pasojë e masave shtrënguese.