Tsipras do të vizitojë Berlinin të martën e ardhshme
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka drejtuar kryeministrit grek Aleksis Tsipras një ftesë për të vizituar Kancelarinë gjermane në Berlin.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, zonja Merkel krkoi të kishte një bisedë telefonike me kryeministrin grek, bisedë që u realizua në orën 16,30 të pasdites së të hënës.
Gjatë bisedës, kancelarja gjermane e ftoi kryeministrin grek të vizitojë Berlinin të hënën, më 23 mars, ftesë të cilës zoti Tsipras iu përgjigj pozitivisht.