Tsipras: Duam reparacionet e luftës nga Gjermania
Tensionet mes Greqisë dhe Europës po përshkallëzohen, ndërkohë që Athina po shkon drejt falimentimit.
Por sa herë ndodh kjo, Greqia nxjerr kartën e reparacioneve të luftës në shesh.
Edhe mbrëmë, kryeministri grek, Aleksis Cipras, doli në një skenë dhe mbajti një fjalim të fortë.
Tema e vetme e tij: Borxhet e Gjermanisë ndaj Greqisë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Atëherë Gjermania mori nga Greqia një borxh prej 476 milionë marka të rajhut, që nuk u kthyen.
Sipas disa ekspertëve, kjo shumë, e përkthyer në kohën tonë, do ishte rreth 3.5 miliardë euro deri në 11 miliardë të tilla.
“Kur Gjermanitë u bashkuan, vendosën që të heshtin sërish,” tha Cipras.
Ai u shpreh se kjo nuk është morale.
“Ne nuk dorëzohemi. Nuk tërhiqemi nga e drejta jonë. Nuk bëjmë moral, por as nuk pranojmë të na bëjnë moral,” tha ai.
Gjermania e mohon në mënyrë kategorike që mund të kthejë borxhin e luftës.