Tsipras, konsiderohet si më i miri në kryeministrat e 20 viteve të fundit
Opinion poizitiv për qeverinë ka shprehur 60,6% e qytetarëve, ndërsa 37,1% ka mendim të kundërt, sipas sondazhit të kompanisë Kapa Research që publikohet të dielën në gazetën To Vima. 41,8% e qytetarëve beson se negociatat me pertnerët do të përfundojnë me sukses, ndërsa 51,1% shprehen të shqetësuar dhe pesimistë. Qytetarët vlerësojnë se pas dymbëdhjetë muajsh gjendja e ekonomisë do të jetë pak më e mirë (46,8%), ndërsa 8% mendojnë se do të jetë shumë më e mirë. 21,3% konsideron se gjendja do të jetë e njëjtë me të tashmen, ndërsa 10,5% se do të jetë pak më e keqe. 53,7% konsideron se Aleksis Cipras do të jetë më i miri në raport me kryeministrat e 20 viteve të fundit, kundrejt 34,6% që konsideron se do të jetë më i keqi. Përsa i përket diskutimit të marveshjes me huadhënsit dhe Komisionin Europian, Cipras tha se u bë një hap i rëndësishëm, por është ende herët të flasim për marrëveshje. Vështirësitë që ekzistojnë për t’u arritur konvergimi me partnerët europianë, përshkruan me një deklaratë për të përjavshmen Real News, kryeministri Aleksis Tsipras. Tsipras vë në dukje se “u bë një hap i rëndësishëm”, por është ende herët që të flasim për marrëveshje dhe thekson se “negociimi në takimin e Eurogrupit të ditës së hënë do të jetë i vështirë”.
Deklarata e plotë e kryeministrit ka si më poshtë:
“Në Bruksel partnerët tanë takuan një Greqi tjetër, që e di se çfarë do të pretendojë. U bë një hap i rëndësishëm, ndërkaq është ende herët të flasim për marrëveshje. Negociimi i të hënës në takimin e Eurogrupit do të jetë i vështirë. Forca jonë është, edhe një herë tjetër, mbështetja nga populli”.
Kujtim Vani