Tsipras mban premtimin, vë kravatë për herë të parë si kryeministër

Pas insistimit të gjatë, se ai do të mbante një kravatë deri kur problemi i borxhit të Greqisë të zgjidhej, kryeministri Alexis Tsipras e bëri këtë të premte, pasi ministrat e zonës euro i ofruan lehtësimin e borxhit që shënon një kthesë nga kriza e gjatë e vendit.

43-vjeçari iu drejtua kombit gjatë një takimi në mbrëmje me aleatët politikë në Athinë, por kësaj here ishte ndryshe, nuk ishte vetëm me një këmish të hapur apo me mëngë që zakonisht ai mbante të përthyera, por kishte vendosur një kravat gjë që tregonte se vendi i tij kishte dal nga kriza.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë, por para së gjithash u takon atyre që për tetë vjet u goditën keq nga kriza, për ata që panë një jetë të tërë të shkatërruar dhe ata që mbanin barrën për vendin“, tha Tsipras.

Ministrat e financave të Eurozonës i ofruan Greqisë një shtyrje 10-vjeçare dhe zgjatje të afatit për një pjesë të madhe të kredive të kaluara, si dhe 15 miliardë euro në kredi të reja për të siguruar që Athina të mund të qëndrojë me këmbët e veta pasi të dalë nga ndihma e saj në gusht, raporton Reuters.

“Bastet bëhen për t’u fituar“, tha Tsipras i qeshur në takimin e ligjvënësve nga Syriza dhe nga grekët e pavarur të krahut të djathtë që përbëjnë koalicionin qeverisës. “Është pak e vështirë për të veshur kravatën, por unë do të mësoj.”

Ai tha gjishtu se qeveria greke tani do të marrë vendime për vendin, në vend që të përmbushë kërkesat e kreditorëve duke u shprehur se “përmbushëm objektivat fiskale”.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, dukej i hutuar në takimin e parë dhe e pyeti hapur se ku ishte kravatë e tij, ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Juncker ofroi një herë t’i jepte Tsipras kravatën e tij.

Të dielën, kryeministri maqedonas Zoran Zaev hoqi kravatën e tij të kuqe dhe ia dha Tsipras gjatë një ceremonie që shënonte nënshkrimin e një marrëveshjeje për mosmarrëveshjen e emrit midis dy vendeve.

Ndërsa disa raportime të shtypit helen thanë se kravata e kuqe, me të cilën Tsipras u pa sot, ishte ajo e dhuruar nga Zaev, një javë më parë.

SHKARKO APP