Tsipras nxjerr në shitje makinat luksoze të qeverisë, mes tyre edhe një BMW 750 mijë euro

Kryeministri grek Alexis Tsipras vazhdon me akte simbolike dhe populiste. Së fundmi ai ka nxjerrë në shitje makinat luksozë të qeverisë, të gjitha makina të shtrenja dhe të një klasi të lartë. Por sic raporton Spiegel Online, mes gjithë atyre makinave spikat një BMW antiplumb dhe me sistem komunikimi satelitor.

 

Ajo ka një vlerë prej rreth 750 mijë euro dhe është blerë pas vitit 2009, kur në pushtet erdhi Jorgos Papandreu. Makina është përdorur më pas edhe nga ish-ministri i Financave dhe kreu i PASOK, Evangelos Venizellos. Fundjavën që shkoi, Tsipras hoqi edhe murin rrethues prej hekur përpara Kuvendit, ndërsa policët i nxorri në protestë të paarmatosur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?